1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Klinkaku: Të huajt tentojnë të përçajnë identitetin fetar dhe kombëtar në dëm të vendit

Juristi Abdullah Klinkaku ka theksuar se raporti mes identiteteve fetare dhe kombëtare të shqiptarëve është gjithmonë i strukturuar dhe i rregulluar.

Ai në Debat Plus ka thënë se çdo debat i sforcuar për të përplasur këto identitete është rezultat i përzierjes së të huajve jashtë vendit ose injorancës së brendshme.

Klinkaku ka shtuar se tema të tilla si shqiptarizmi dhe islami nuk duhet të trajtohen si teza që shkaktojnë konflikt me identitetin historik dhe interesin kombëtar të Kosovës.

“Te shqiptarët fetë dhe raporti i identiteteve ka qenë i strukutrum dhe i rregullum me shekuj me radhë deh nuk ka pasur asnjëherë një konflikt potencial i motivuar ne besimin fetar në kuadër të shqiptarëve. Dhe sa herë sforcohet ky debat dhe ka tendenca për të nxjerrë teza që synojnë t’i përplasin këto identitete besoj kemi përzierje të duarve të huaj ose minimalisht të injorantëve tanë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se identiteti fetar dhe kombëtar nuk bie në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe se tezat që indinjojnë se Serbia ka financuar xhamitë në Kosovë janë të rrezikshme për imazhin dhe integritetin e vendit.

“Tezat që kanë dalur dhe vazhdojnë të dalin në opsionin tonë janë jashtë Kosovës dhe në dëm të Kosovës. Besoj që tema shqiptarizmi dhe islami që është ngrit debat herë pas here është tezë në kundërshtim më identitetin historinë dhe interesin tonë kombëtar. Identiteti islam dhe kombëtar dose fetar dhe kombëtar nuk bie asnjëherë në kundërshtim me njëri tjetrin. Teza që Serbia ka financuar xhamitë në Kosovë është një prej tezave më të rrezikshme që është bërë në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Klinkaku në Debat Plus.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img