Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka shpërndarë fotografinë e Kryeministrit Kurti dhe të ministrit të bujqësisë Faton Peci, të cilët pozuan nga arat.
Deliu-Kodra ka thënë se të njëjtit që kanë abuzu me rezervat e shtetit, sot po flasin në vetën e parë, thua ti se vetë e kanë mbjellë e po e korrin grurin.
E plotë:
“Të njëjtit që kanë abuzu me rezervat e shtetit, sot po flasin në vetën e parë, thua ti se vetë e kanë mbjellë e po e korrin grurin.
Ju mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve e hidhni poshtë vazhdimisht.
Shtoni subvencionet e mbështetjen për bujqit, e mos ua merrni lavdin e hakun.”