4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e shpall 11 korrikun si Ditë të Përkujimit për Gjenocidin në Srebrenicë

Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 korrikun si Ditë të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës.

Kryeministri Albin Kurti tha se sot Kosova po i bashkohet memorializimit të 11 korrikut, bazuar edhe në rezolutën që është miratuar në kuvend që e dënon gjenocidin në Srebrenicë por edhe në rezolutën përkatëse të Parlamentit Evropian e edhe në atë që u botua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ky është veprim fisnik e i duhur, në emër të Kosovës, të universales sonë njerëzore dhe dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos të harrohet dhe përsëritet më gjenocidi as në Bosnjë dhe Hercegovinë, as në Kosovë e  askund në rajon e botë”, tha Kurti.

Po ashtu, në mbledhje u mbajt edhe një minutë heshtje në shenjë nderimi për të gjithë të vrarët gjatë gjenocidit në Srebrenicë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img