7.1 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Buy now

spot_img

U pyet për marrëdhëniet me ShBA-të, Kurti: Kjo s’ka lidhje me Urologjinë e as me fermerin që do ta vizitojë në Malishevë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë përurimit të investimeve në Klinikën e Urologjisë, nga gazetarët është pyetur për marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pyetjes së gazetarit, Kurti iu shmang me ironi, ku tha se “kam përshtypjen se kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë”.

Kreu i qeverisë më tutje njoftoi se pas Klinikës së Urologjisë do ta vizitojë një fermer të suksesshëm në Malishevë, ku tha se “e kam përshtypjen që nuk ka lidhje as me të”.

Megjithatë, Kurti tregoi se ku mund të merret një përgjigje për marrëdhëniet e tij  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pasdite do ta kemi një mbledhje të qeverisë, e mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tjera”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img