9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Para 20 vjetësh shërbimi informativ serb ka draftuar plan për financimin e xhamive në Kosovë

Ish-zëvendësministri, Milazim Gashi, vazhdon të deklarojë se Serbia qëndron pas financimit të disa xhamive në Kosovë.

Sipas tij, shërbimi informativ serb ka draftuar një plan program për financimin e xhamive dhe Kosova të paraqitet si një vend islamik para ndërkombëtarëve.

“Jo vetëm këto dy xhami, ky ka qenë vetëm si model, si hyrje realisht. Ne kemi më shumë se dy xhami të ndërtuara në Kosovë… kam lëshuar një dokument ku shihet shumë qatë ku shërbimi informativ serbe, realisht para 20 vjete ka draftuar një plan program për financimin e xhamive në Kosovë. Dhe edhe sot qëndrojmë mbi atë element që Serbia e ka një dorë, sa i përket financimit të xhamive”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”, teksa ka publikuar edhe një dokument që pretendon se është i shërbimit sekret serb.

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava ka paralajmëruar padi ndaj ish-zëvendësministrit Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img