3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Situata meteorologjike mund të krijojë kushte për alarm të kuq, paralajmëron IHMK-ja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se ditëve në vijim situata meteorologjike mund të krijojë kushte edhe për alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta.

Sipas IHMK-së, alarmi i kuq nënkupton se temperatura e ajrit kalon më lartë se temperatura e trupit të njeriut (37 gradë), “atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë”.

IHMK-ja ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet e diellit, veçanërisht gjatë intervalit kohor prej orës 10:00 deri 17:00.

“Kujdes nga rrezet direkte të diellit, sidomos nga intervali kohorë 10-17h, sepse indeksi UV ka shënuar vlera të larta. Përdorni sa më shumë ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për tu mbrojtur nga dielli, rroba me ngjyra të lehta nga pambuku ose liri. Të mos konsumojmë ushqime të fërguara, me shumë yndyrë dhe ushqime të shpejta, por sa më shumë ujë të thjeshtë, pemë dhe perime”.

“Jemi në dritën e verdhë sa i përket këtyre vlerave të larta të temperaturave, mirëpo në ditët vijuese kjo situatë meteorologjike mund të krijoj kushte edhe për alarm të kuq, sepse temperatura e ajrit kur kalon më e lartë se temperatura e trupit të njeriut (37C), atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Instituti u ka bërë apel qytetarëve të mos ndezin hamulloret gjatë fushatës së korrje-shtrirjes.

“Fushata e korrje-shirjes është në vlugun më të lartë dhe sipas fermerëve rendimentet në kulturën e grurit janë të shkëlqyeshme. Një apel për qytetarët që mos t’i ndezin hamulloret (stërnishtat), sepse përpos që shkatërrojnë miliona organizma ,shkaktojnë rritjen e temperaturave lokale, mund ta rrezikojnë edhe pronën. Sipas mundësive, frekuentoni vendet me lartësi, pyjet, kodrinat, aty ku kemi më shumë qarkullim të ajrit të freskët”, vijon komunikata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img