3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në CNN: Serbia e ngjashme me Rusinë, nuk e pranon Kosovën as de facto as de jure

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është e ngjashme me Rusinë, dhe se në asnjë variant nuk pranon shtetësinë e Kosovës.

“Serbia është shumë e ngjashme me Rusinë, nuk e pranojnë as de facto as de jure fqinjin e saj”, tha Kurti në një intervistë për CNN.

Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe fuqinë e saj, tash dhe atë kohë.

“Kushdo që është ende gjallë dhe ishte në Kosovë më 10, 11, dhe 12 qershor të vitit 1999 e di se ato ditë janë ditët më të lumtura të jetës së tyre. Çlirimi u mundësua nga qëndrueshmëria dhe lufta e njerëzve dhe nga ndërhyrja e NATO-s”, tha Kurti në CNN.

Kurti, mes tjerash, tha se ndërhyrja ishte vendimtare për këto 25 vite që kanë qenë vite të demokracisë dhe përparimit.

“NATO pas hyrjes në Kosovë mundësoi ngritjen e institucioneve. Filluam të shkonim në shkolla. Filluam të punonim”, tha Kurti, duke shtuar se në Kosovë “jeta rifilloi”.

“Sot është e vështirë të shpjegohet. Eh, ky moment që ndoshta është i ngjashëm vetëm me çlirimin në Evropën Kontinentale nga Gjermania naziste. Dhe unë mendoj se, ky është kujtimi më i rëndësishëm që njerëzit kanë dhe ata e vlerësojnë atë dhe duan të ndërtojnë mbi të duke avancuar më tej vendin tonë”, tha Kurti.

Kurti është lidhur drejtpërdrejt në këtë intervistë nga Mali i Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img