15.4 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takohet me Milanovic: Folëm për aspiratat e Kosovës në NATO dhe mbështetjen nga Kroacia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në ShBA me presidentin kroat, Zoran Milanovic.

Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kanë pasur një takim produktiv në margjina të Samitit të NATO-s

Mes tjerash, presidentja tha se është folur për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen nga Kroacia.

“Si zakonisht, një takim produktiv me Presidentin e Kroacisë Zoran Milanović, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Diskutuam aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë. Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.” – ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img