-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu kundërshton raportin e IKD-së për vlerësimin e përformancës së anëtarëve të KGjK-së dhe KPK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mohuar kategorikisht raportin e publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sa i përket përformancës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në raport me Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas saj, pretendimet në këtë raport nuk qëndrojnë dhe se për këtë kanë pasur përpjekje për bashkëpunim dhe angazhim me KPK-në e KGjK-në, dhe me shoqërinë civile.

Haxhiu, tha se IKD-ja është e informuar, raporton EO.

“Mendoj që nuk qëndrojnë, është e vërtetë që për disa reformë ne kemi pasur mungesë të bashkëpunimit, për faktin se ju e dini tashmë ka qëndrime publike. Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, nuk i kanë mbështetur amendamentet Kushtetuese për Vettingun, megjithatë ato janë në Kuvendin e Kosovës dhe për faktin që ata nuk kanë pasur si me thënë mbështetje për këto procese natyrisht se pastaj ka pasur edhe deklarata publike për të njëjtat”, u shpreh ministrja.

“Duket që nuk i kanë informacionet e duhura, por ne kemi pasur përpjekje maksimale që të angazhohemi, që të kemi bashkëpunim edhe me shoqërinë civile madje Ministria e Drejtësisë gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me organizatat e shoqërisë civile por po ashtu edhe me gjithë partnerët tjerë. Kanë dërguar komente, i kemi marrë parasysh disa, disa për shkak të qëndrimeve ndryshe të shumicës së anëtarëve nuk kanë ecur tutje, por megjithatë ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që sa më parë t’i dërgojmë këto ligje në Kuvend të Kosovës por para se t’i dërgojmë ato na duhen edhe disa konsultime me Këshillin Gjyqësor dhe pastaj do t’i publikojmë edhe për opinionin publik dhe për anëtarë tjerë të grupit punues dhe do të ecim tutje”, deklaroi tutje Haxhiu.

Në lidhje me reformën në drejtësi që ka të bëjë më Këshillin Prokurorial, ministrja tha se nuk mund të veprojnë në bazë të asaj që dëshirojnë disa persona të cakuar.

“Sa i përket reformës në Këshillin Prokurorial, në anën tjetër Këshilli Prokurorial e ka kundërshtuar reformën në Këshillin Prokurorial, por ne nuk veprojmë në bazë të tekeve të individëve. Ne kemi dhënë zotime para qytetarëve dhe kemi qenë të obliguar t’i shtyjmë përpara, prandaj edhe si Ministre e Drejtësisë, gjatë gjithë mandatit tim jam përpjekur që reforma që i kemi premtuar para qytetarëve t’i përmbushim”, ka thënë Haxhiu për Ekonomia Online.

IKD-ja në një konferencë për media të hënën ka prezantuar raportin me vlerësimin e përformancës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku u tha se nuk mund të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Përformancës.

Drejtori ekzekutiv i këtij Instituti Ehat Miftaraj, ka thënë se Ministria e Drejtësisë, fatkeqësisht nuk po vepron në mënyrë ligjore për t’i përmbushur kërkesat për një proces transparent.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img