2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

ShKK: Faton Hajrizi u transferua nga Dubrava në burgun e Smrekonicës shkaku i sjellës së mirë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se, Faton Hajrizi ishte transferuar nga Dubrava në Qendrën Korrektuese në Smrekonicës, pasi kishte treguar sjelle të mirë dhe ishte në proces të risocializimit – e Hajrizi u arratis mu nga ky burg, dy ditë më parë.

Hajrizi, gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, kishte përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe kishte marrë pjesë në programe rehabilituese dhe aktivitete rekreative, duke realizuar disa herë të drejtën e pushimit jashtë burgut. Sipas ShKK-së, ai kishte kërkuar transferim në Smrekonicë dhe, bazuar në raportet profesionale, kishte treguar sjellje të mira dhe ishte në proces të avancuar të risocializimit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F.H ka qenë larguar disa herë në të kaluarën nga institucionet korrektuese. Megjithatë, vitet e fundit ka shfaqur sjellje të mira dhe ka respektuar të gjitha rregullat e rendit shtëpiak. Gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ai ka përfunduar shkollimin e mesëm të lartë, ka marrë pjesë në programe rehabilituese dhe aktivitete rekreative. Bazuar në këto sjellje, ai ka kaluar në trajtim të avancuar dhe ka realizuar disa herë të drejtën e pushimit jashtë institucionit korrektues.

I dënuari kishte kërkuar transferim në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, dhe bazuar në raportet profesionale, ai ka treguar sjellje të mira dhe ishte në proces të avancuar të risocializimit”, thuhet në njoftim.

ShKK gjithashtu ka njoftuar se kur të burgosurit mund të vendosen në një institucion të tipit të hapur, siç është Smrekonica, ata duhet të plotësojnë disa kritere specifike: të jenë shfrytëzues të benificioneve, të mos kenë vepra të tjera në pritje për ekzekutim dhe të kenë dënim deri në 10 vite apo mbetje të dënimit deri në 10 vite.

“Janë shfrytëzues të benificioneve; Nuk kanë vepra të tjera në pritje për ekzekutim; Kanë dënim deri në 10 vite apo mbetje të dënimit deri në 10 vite”, thuhet më tej në njoftim.

Faton Hajrizit i kishin mbetur mbi 7 vite e 6 muaj burgim, dhe kishte përdorur benificionin e vikendit tre ditë para arratisjes. Largimi i tij ka ndodhur nga Qendra Korrektuese Smrekonicë, një institucion i tipit të hapur dhe me elemente të ulëta të sigurisë fizike dhe materiale, ku sjellja e personave të dënuar bazohet në vetëdisiplinën dhe përgjegjësinë personale.

“I dënuari F.H deri më tani ka mbajtur 17 vite e 5 muaj të dënimit, ndërsa kishte mbetje të dënimit prej 7 vite e 6 muaj. Ai ka shfrytëzuar disa herë të drejtën e benificionit të vikendit në shtëpi, hera e fundit e kthimit nga vikendi ishte më 03.07.2024.

Po ashtu, ai kishte parashtruar kërkesën për punësim jashtë institucionit korrektues. Largimi i tij ka ndodhur nga Qendra Korrektuese Smrekonicë, institucion ky i tipit të hapur dhe me elemente të ulëta të sigurisë fizike dhe materiale, ku sjellja e personave të dënuar bazohet në vetëdisiplinën dhe përgjegjësinë personale. Rasti ka ndodhur më 06.07.2024, ora 01:06 pas mesnate. Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur në kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave. Lidhur me këtë rast, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues janë duke zhvilluar procedurat hetimore, dhe posa të përfundojë procesi, do të njoftoheni me të gjeturat”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img