3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kimioterapi në sallë të improvizuar të Hematologjisë

Si rezultat i mungesës së hapësirave në Hematologji, pacientët me kancer janë zhvendosur në katin përdhese të objektit.

Vendi ku janë vendosur ata është sallë e destinuar për ushtrime dhe ligjërata të studentëve.

Vetëm pacientët që kanë nevojë të marrin kimioterapi më gjatë se disa orë në ditë, shtrihen në repartin e klinikës.

Aty ku jepet terapia ditore, janë 12 shtretër, raporton REL, transmeton Klankosova.tv.

“Tash për tash jemi këtu. E dimë që ka mungesa të shumta, por këto janë kushtet tona”, u shpreh ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Hematologjisë, Suzana Krasniqi.

“Tash ka nisur ndërtimi i objektit të ri të klinikës dhe derisa të kryhet, do të jemi këtu”, shtoi ajo.

Në muajin maj, në oborrin e QKUK-së është vënë gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë. Se kur do të përfundojë, nuk është e qartë.

Sipas një përshkrimi nga Klinika Mayo në ShBA, kimioterapia mund të shkaktojë edhe efekte të konsiderueshme anësore dhe jepet kryesisht në njësi kimioterapie ambulatore.

Situata në Hematologji në QKUK është kështu me muaj të tërë.

Të gjithë pacientët që kanë nevojë për kimioterapi referohen në QKUK, pasi është i vetmi institucion shëndetësor në Kosovë që e ofron këtë shërbim. Pavarësisht vështirësive, shërbimet vazhdojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img