Siç raportohet, Greqia është goditur nga lëkundjet sizmike në orët e pasdites.
Sipas institutit grek të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter, me epiqendër qytetin Kilini.
Bëhet e ditur se nga lëkundjet nuk ka raportime për persona të lënduar dhe dëme materiale.
Ndryshe, Greqia u godit nga tërmeti edhe një ditë më parë.
Lëkundjet e djeshme ishin me magnitudë 4.9 shkallë.