12.1 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Jep dorëheqje drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj – Do të mbahet mend për largimin e qindra punëtorëve

Pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, z. Shkumbin Ahmetxhekaj, Bordi i RTK-së ka emëruar znj. Zana Spahiu në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.

Znj. Spahiu është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik. Nga viti 2010 ajo filloi punën në RTK si juriste, derisa në vitin 2022 u zgjodh udhëheqëse e zyrës Ligjore në RTK. Ajo ka mbi 14 vjet përvoje pune në fushën ligjore.

Ky vendim i bordit ka ardhur pasi që me datën 23.05.2024 z. Shkumbin Ahmexhekaj ka paraqitur dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Sipas kërkesës dhe përcaktimit nga ana e tij, dorëheqja do të jetë efektive nga data 08.07.2024, gjë për të cilën ka marrë edhe dakordimin e Bordit të RTK-së në mënyrë që të kryhen punët që kanë qenë në proces, përfshirë edhe pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së.

Bordi i RTK-së fillimisht e kishte emëruar z. Ahmetxhakaj ushtrues të detyrës së drejtorit të përgjithshëm më 19 janar 2022, pas shkarkimit të ish-drejtorit z. Kastrati, ndërkaq pas një procesi transparent dhe meritokratik, ai është zgjedhur dhe emëruar më 20.06.2022 drejtor i përgjithshëm i RTK-së.

Bordi i RTK-së falënderon z. Ahmetxhekaj për bashkëpunimin e deritanishëm.
Me z. Ahmetxhekaj Bordi ka pasur një bashkëpunim korrekt, ndërkaq javë më parë ka pasur mospajtime dhe qasje të ndryshme lidhur me rastin e dhunës psikike që ka ushtruar drejtori i radios z. Arsim Halili ndaj disa grave në RTK, veçanërisht ndaj udhëheqëses së zyrës ligjore. Bordi ka pritur që drejtori i përgjithshëm ta trajtojë këtë rast konform përgjegjësive të tij. Bordi rithekson që dhuna psikike dhe çfarëdo lloj presioni i ngjashëm nga kushdo ndaj kujtdo, janë të papranueshme dhe nuk do të lejohen në RTK.

Bordi i RTK-së do të vazhdojë të punojë në vazhdimësi për ruajtjen e pavarësisë dhe profesionalizimit të RTK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img