15 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Të paktën 16 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Rripin e Gazës 

Një sulm izraelit ka vrarë të paktën 16 palestinezë dhe ka plagosur 50 të tjerë në shkollën Al-Jaouni të UNRWA-s që strehon personat e zhvendosur në kampin al-Nuseirat në Gazën qendrore, ka njoftuar Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Siç thekson ministria, në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

“Këtu kishte një lëkundje, lëkundjet ishin këtu, fëmijët po luanin. Cili ishte faji i tyre?”, tha një palestinez teksa mbante në krahë vajzën e tij.

“Ne mezi e gjetëm këtë vend në shkollë, por as shkolla nuk është e sigurt”, shtoi ai.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ushtrisë izraelite në lidhje me sulmin, shkruan CNN

IDF deklaroi se militantët po vepronin në strukturat e vendosura në zonën e shkollës.

“Ky vend shërbeu si një strehë dhe infrastrukturë operacionale nga e cila u drejtuan dhe kryheshin sulmet kundër IDF”, pretendon ushtria izraelite.

Ndryshe, Drejtoresha e Komunikimit e UNRWA-s, Juliette Touma, tha se që nga 7 tetori në Gazë janë goditur gjysma e objekteve të UNRWA-së.

“Të paktën 500 njerëz të strehuar në ato objekte janë vrarë, shumë ishin gra dhe fëmijë”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img