Holanda ka barazuar rezultatin në 1-1 dhe pastaj ka shënuar golin e epërsisë prej 2-1, ndaj Turqisë në ndeshjen që vlen një vend në gjysmëfinale të Euro 2024.
Turqit e mbyllën pjesën e parë në epërsi prej 1-0 me golin e shënuar nga Samet Akaydin me kokë.
Pjesa e dytë nisi me raste nga të dyja palët, ku Arda Guler goditi shtyllën, ndërsa Memphis Depay humbi rast të mirë.
Pas minutës së 50-të, Holanda mori tërësisht frenat e lojës në dorë, duke shtuar sulmet.
Kjo iu shpërblye, kur në minutën e 70-të, Memphis Depay asistoi te Stefan de Vrij i cili shënoi për 1-1.
Nuk vonoi shumë dhe Holanda mori epërsinë, kur Coady Gakpo shënoi nga afër për 2-1.
Ndeshja po vazhdon me sulme nga të dyja anët dhe dy kombëtaret po duan gola.