Teksa ka kaluar rreth një orë lojë në ndeshjen mes Anglisë dhe Zvicrës që po përballen në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2024, shumë pak raste u krijuan gjatë këtij takimi.
Të dy ekipet po mbronin mirë hapësirat e tyre, duke mos lejuar njëra-tjetrën që të shfrytëzojnë ndonjë gabim eventual për të shënuar.
Si shpeshherë sezonin e kaluar me Bayer Leverkusenin, tani edhe me Zvicrën, Granit Xhaka po tregon paraqitje të shkëlqyera.
Ylli shqiptar është në mesin e lojtarëve më të dalluar të Euro 2024, teksa si kapiten po vazhdon ta udhëheq Zvicrën në Kampionatin Evropian.
Këtë e dëshmon edhe një ndërhyrje fantastike që Xhaka e bëri në pjesën e parë duke ia mohuar Anglisë pothuajse një gol të sigurt.
🚨🚨| Mainoo had a golden opportunity, but Xhaka denied him! pic.twitter.com/ipOh4bFzSZ
— CentreGoals. (@centregoals) July 6, 2024
Pas një depërtimi të rrezikshëm në krah të Bukayo Sakas, topi shkoi tek këmbët e Kobbie Mainoos i cili u gjend në një situatë të mirë shënimi përballë portës.
Ishte Xhaka ai i cili me ndërhyrjen e tij që pati një vlerë goli, bëri që topi të përfundonte jashtë portës dhe të mos rrezikohej porta e Pickford.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu përfundimtar i këtij takimi, por të dyja ekipet po luftojnë në kërkim të shanseve të tyre.