13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

“Paga mesatare 780 euro”, Tahiri i reagon pushtetit: Manipulim me statistika, mesatare e pagës së pozitave politike

Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Mujës, i cili tha se paga mesatare në Kosovë ka arritur në 780 euro, duke thënë se po vazhdon manipulimi me statistika nga pushteti.

Tahiri ka thënë se shuma që ka përmendur Muja mund të jetë mesatarja e pagës së pozitave politike, nga kryeministri e poshtë te asistenti i ministrit, por jo e administratës shtetërore.

“Pra, e vërteta është se rritjen më të madhe të pagesës e kanë pozitat politike, këshilltarët e kabinetit dhe anëtarët e kuvendeve komunale. Shikoni sa merr pagë një zyrtar komunal, përfshirë edhe ata në ministri/agjenci, në kohën e krizës së çmimeve, nga pasojat e inflacionit. Nëse inflacioni është i importuar, ai është transferuar dorë-për-dorë (në çmime të produkteve, shërbimeve) tek administrata shtetërore, e cila ka pësuar goditjen më të madhe. Ndërkohë, në anketën e fuqisë punëtore në TM3 (2023), del se paga mesatare e deklaruar është nga 400 deri në 500 euro”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka bërë një krahasim mes pagave sipas pozitave në komunë dhe nëpër ministry apo agjenci.

“Pra, ja si nxirret mesatarja: merret paga e ministrit 16.4 × 110 (2024) = 1,804 dhe një nëpunësi teknik – 3.8 x 110 (2024) = 418 Mblidhen të dyja (1,804 + 418) = 2,222. I pjestojmë me numrin e pagave të llogaritura 2,222 ÷ 2 = 1,111.

Për mesataren, ekziston tregimi, unë i kam dy bukë dhe jemi dy persona, në mesatare kemi nga një bukë, e në realitet, njëri ka mbetur i uritur”, ka shkruar Tahiri.

https://www.facebook.com/share/fJfWxdexuSDsDa2i/?mibextid=WC7FNe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img