Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se kriza e vazhdueshme e karburanteve ka ndikuar në punën e institucioneve shëndetësore të mbetura funksionale.
“Aktualisht, puna është pezulluar në shumë departamente brenda spitaleve të mbetura në funksion”, thuhet në deklaratën e ministrisë në Telegram.
Kjo ministry ka bërë thirrje që të sigurohet karburanti i nevojshëm.
“Ne përsërisim apelin tonë për të gjitha institucionet e interesuara, ndërkombëtare dhe humanitare që të ndërhyjnë dhe të sigurojnë shpejt karburantin e nevojshëm për funksionimin e gjeneratorëve”, përfundon deklarata.