Policia ka ndaluar një çift bashkëshortor në Gjakovë.
Në njoftim thuhet se burrë e grua pas një mosmarrëveshje kanë filluar t’i dëmtojnë pajisjet e shtëpisë.
“Gjakovë 05.07.2024 – 17:00. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë filluar t’i dëmtojnë pajisjet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.