9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Amerikanët festojnë 4 korrikun duke udhëtuar

Festa e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka në bazë të saj ushqimet dhe kulturën amerikane: paradat, gatimet në mjedise të hapura shoqëruar me birrë të ftohtë dhe sigurisht fishekzjarret.

Pushimet që përkojnë me 4 korrikun dhe fundjavën pas, pritet të sjellin një rekord të ri, sa i përket njerëzve që do të udhëtojnë.

Agjencia amerikane që merret me çështje të sigurisë së transportit, TSA, parashikon që oficerët e saj do të kontrollojnë më shumë se 3 milionë udhëtarë në aeroportet amerikane të dielën, duke thyer rekordin që ishte vendosur më 23 qershor.

Sipas autoriteteve numri i udhëtarëve do të jetë 5% më i lartë se sa ishte verën e kaluar. Po ashtu më shumë se 60 milionë njerëz pritet të udhëtojnë me makinë gjatë periudhës së pushimeve.

Ekspertët thonë se për rritjen e udhëtimeve ka një ndikim edhe rënia e lehtë e inflacionit edhe pse amerikanët mbeten të shqetësuar për ekonominë.

Paralajmërimet për temperatura të larta kanë bërë që amerikanët të rimendojnë planet e tyre të udhëtimit të 4 korrikut dhe kanë shkuar drejt vendeve më të freskëta ose drejt destinacioneve pranë ujit, treguan të dhënat nga Booking.com, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Për periudhën 3 korrik deri më 7 korrik, Panama City Beach në Florida, shënoi një rritje prej 32% në rezervime, ndërsa Myrtle Beach në Karolinën e Jugut regjistroi një rritje prej 30%.

Kompania “United Airlines” pret që kjo fundjavë të jetë më e ngarkuara në histori dhe prishmëritë janë të fluturojë mesatarisht 520 mijë njerëz.

Festa e 4 korrikut në përgjithësi bashkon amerikanët në dashurinë e tyre të përbashkët për vendin, festimet e këtij viti ndodhin teksa ka një polarizimi të thellë politik për zgjedhjet presidenciale.

Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental miratoi bashkarisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.

Një vit më vonë, sipas Bibliotekës së Kongresit, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorinë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Gjatë periudhave të zhvillimit të kombit, festimet nuk u bënë të zakonta deri pas luftës së vitit 1812. Biblioteka e Kongresit vë në dukje se ceremonitë përuruese për veprat kryesore historike në shekullin e 19-të, si kanali Erie në Nju Jork dhe hekurudhat në Baltimore dhe Ohajo, ishi planifikuar të përkonin me veprimtaritë festive të 4 korrikut.

Ndezja e fishekzjarreve ka qenë pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë që në krye të herës.

John Adams, një prej etërve që themeluan Amerikën, e kishte të qartë se çfarë domethënie do të kishte kjo festë.

Përkujtimi i pavarësisë së Amerikës “duhet të kremtohet plot madhështi, me parada, shfaqje, lojëra, sporte, kambana, zjarre, dhe ndriçime nga njëri skaj i kontinentit tek tjetri, tani dhe përgjithmonë”, shkruante ai në një letër drejtuar bashkëshortes, Abigail në 3 korrik të vitit 1776./voa

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img