10.7 C
Pristina
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

spot_img

Ardian Kastrati për Donika Gërvallën: Në krye të diplomacies e kemi një person të dyshimtë

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka drejtuar kritika të ashpra karshi ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Sipas Kastratit, Gërvalla është person i dyshimtë.

Njoftimi:

Kam përshtypjen që Gërvalla së pari e ka ngatërruar shtetin të cilin e përfaqëson, sepse ajo ka shpreh gatitshmëri në medie që të dëshmojë kundër themeluesëve të shtetit, që po akuzohen në Hagë me dokumente të prodhuara nga UDB-ja serbe.

Kjo tregon se në krye të një dikasteri aq të rëndësishëm kemi një person të dyshimtë, ndërsa ngatërrimi i emrave dhe flamujve tregon që ajo dhe stafi i sajë janë skajshmërisht mediokër.

Rrjedhimisht, ne si shoqëri duhet të sqarojmë se çfarë duam të bëjmë me vetveten dhe me të ardhmen tonë. Këtu është çelësi i suksesit, ose është mallkimi që do të marrin nga historia. Kjo varësisht nga zgjedhjet tona, me Gërvallën apo pa çiftin e saj!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img