-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zyrapi flet për strukturën e operacionit “Shigjeta”, drejtimet dhe komandantët e saj

Dëshmitari Bislim Zyrapi gjatë dëshmisë së tij në Hagë, të mërkurën, ka folur për strukturën e operacionit ‘Shigjeta’, komandën e saj dhe drejtimet në të cilat është zhvilluar.

Ai tha se ka qenë edhe vetë i përfshirë në planin operativ për këtë operacion, duke treguar edhe qëllimin e tij, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Duke marrë parasysh qysh në janar 1999, pas masakrës në Reçak atëherë ka qenë shumë e kjartë për ne që forcat serbe nuk do të qëndrojnë qetë dhe do të ketë sulme të tjera dhe mund të vijnë në situatë të palakmueshme, atëherë së bashku me Drejtorinë Operative të Shtabit të Përgjithshëm kemi fillu me përpilimin e këtij plani ose këtij operacioni për hapjen e korridoreve, në të cilin do të hapeshin korridore nga drejtimi i Shqipërisë në Kosovë për të furnizuar edhe UÇK-në me ushqime edhe popullatën me ushqime edhe medikamente. Njashtu, me këtë plan është paraparë që me hyrjen në korridore, forcimin e njësive të brendshme të fillohet me çlirimin e territorit të Kosovës nga forcat serbe”, tha ai.

“Operacioni ka qenë i paraparë në tri drejtime. Në drejtimin e parë ka qenë në Koshare, drejtimi i dytë në malet e Pashtrikut dhe drejtimi i tretë në drejtimin e Koretikut. Në atë kohë, vetëm dy drejtime kanë qenë aktive, kjo e Koshares dhe e Pashtrikut. Komandantët e drejtimit të Koshares ka qenë në Koshare. Drejtimi operativ numër 2 ka qenë në Pashtrik, konkret në Cahan, kurse komanda për operacionet gjithë ka qenë në Kukës, të cilën e kam udhëhequr unë dhe kjo komandë ka qenë e vendosur në një shtëpi private në Kukës, ku nga aty është bërë koordinimi dhe udhëheqja e atyre operacioneve në dy drejtimet operative. Për drejtimin 1 apo për Brigadën 138, e cila është kriju ka qenë Rrustem Berisha. Kurse, komandant i drejtimit dy ka qenë Nexhmedin Kastrati”, tha dëshmitari.

Gjithashtu, Zyrapi u pyet nëse pas hyrjes në Kosovë të operacionit “Shigjeta” kishte ndryshuar komanda.

“Ashtu ka qenë e planifikuar edhe me plan. Me hyrjen e forcave të operacionit ‘Shigjeta’ në territorin e Kosovës dhe me bashkimin me forcat e brendshme, komanda e operacioneve shuhet dhe eprorët aty transferohen dhe barten në Shtabin e Përgjithshëm ose në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm. Unë jam kthyer prapë në Ministrinë e Mbrojtjes. Njëjtë ashtu komanda e drejtimit operativ numër 2, ashtu me hyrjen brenda transformohet dhe del në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm për nevojat e saj dhe gjitha ato njësi hyjnë në komandën e Shtabit të Përgjithshëm dhe vazhdojnë më tutje. Normalisht, edhe ndryshimet këto ishin kur folëm prej operacionit në përfundim në qershor”, tha ai.

Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantua një dokument për të cilin tha se është vula e Shtabit të Përgjithshëm, e që sipas tij ishte një organogram i zhvillimit të UÇK-së për të cilin thotë se ka pasur mundësi të bëhet vetëm pas çlirimit.

“Ky është një organo-gram i zhvillimit të UÇK-së të cilit është prapa. Besoj që këto organizime kanë mund të bëhen vetëm pas luftës se si po shoh këtu kemi edhe shumë njësi të cilat edhe gjatë luftës nuk kem arritë t’i bëjmë. Nuk e besoj se kur nuk kam mujtë ta arrij unë deri para bombardimit t’i bëjë gjitha këto, atëherë s’kam mujtë as gjatë bombardimit dhe luftimeve t’i bëjë dikush, t’i zhvillon këto njësi dhe t’i ndryshojë emrin e disa njësive. Për t’i zhvilluar të gjitha këto njësi, duhet kogja kohë dhe kogja veprim. Kështu që unë besoj që ky organizim ose kjo strukturë është bërë pas çlirimit”, tha Zyrapi.

Prokurorja Clare Lawson u fokusua edhe tek ‘Grada Kombëtare’, e cila sipas tij ka filluar diku në prill-maj të vitit 1999.

“Po kjo ka filluar qysh në gjatë periudhës diku majit, prill-maj, nuk e di tash saktë. Po zakonisht në këto njësi të gardës janë transferuar njësitë të cilat kanë qenë të reagimit të shpejtë dhe vëzhguese edhe si në shtab edhe si në zonë, mandej i ka shndërrua në atë të quajtur si ‘Garda Kombëtare’ si bazë në të cilën do të zhvillohej Garda Kombëtare prej asaj kohe. Sa e di unë ajo ka fillu të zhvillohet tek pas luftës së që ka mundur të zhvillohet gjatë luftës”, tha Zyrapi.

Ai shtoi se në krye të kësaj grade ishte vendosur Sylejman Selimi. Më pas, dëshmitarit iu prezantuan edhe disa dokumente që parashihnin blerjen e armëve, për të cilat dëshmitari tha se janë blerë nga vendet e ndryshme të botës dhe kanë hyrë përmes Shqipërisë, por që armët nuk kanë hyrë në Kosovë për shkak se deri janë ardhë armët ka mbaruar lufta.

Pas kësaj, me kërkesë të Lawson seanca kaloi në sesion privat për të vazhduar me disa pyetje të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img