-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dopieta e Demiral mbyll “aventurën” e austriakëve, Turqia rikthehet pas 16 vitesh në çerekfinalet e një Evropiani

Emrat nuk janë të mëdhenj, ama loja ishte spektakolare, me Turqinë që ia ka dalë të sigurojë “biletën” e fundit, për në fazën çerekfinale, të Euro 2024, teksa në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut mposhtën, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, Austrinë, për t’u rikthyer pas plot 16 vitesh, në një fazë të tillë, të një kompeticioni madho të futbollit.

Hero i djemve, të teknikut Vincenzo Montella mund të konsiderohet padyshim “ylli” i mbrojtjes, Medih Demiral, i cili me golat e tij në sekondën e 57 të lojës, goli më i shpejtë në historinë e një faze “play off” të një Evropiani, dhe në minutën e 59’-të nxorri “të pavlefshëm” golin e Michel Gregoritsch, i cili ngjalli për disa minuta shpresat e një përmbysjej, por kaq.

Kështu, falë kësaj fitoreje, siç theksuam edhe më sipër, turqit e Vincenzo Monella kanë siguruar “biletën” e fundit për në fazën çerekfinale, të Euro 2024, ku përballë, në mitikun “Olympiastadion”, të Berlinit do të kenë përballë “Tulipanët” e Holandës, me sfidën që do të zhvillohet, në mbrëmjen e 6 korrikut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img