-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra ironizon me kushtet e Kurtit e takimin e Bislimit: Ato u plotësuan – Radoiçiqi u dorëzua dhe ndodhet në burg

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka ironizuar me takimin e sotëm të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe me homologun e tij serb, Petar Petoviq.

Deliu-Kodra po ashtu ironizoi edhe me tri kushtet e vendosura nga kryeministri Albin Kurti, ku kërkoi nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq dhe dorëzimin e kryeterroristit dhe grupit të tij, Millan Radoiçiq te organet e Kosovës.

“Pasi Serbia ia plotësoi të tri kushtet Kryeministrit Kurti, sot, zëvendëskryeministri Bislimi shkoi në takimin e radhës të dialogut – duke e ditur se Radoiçiqi është dorëzuar dhe ndodhet në burg”.

“Po çka po bon në Bruksel kundër vullnetit të liderit dhe pa t’i plotësu kushtet, zëvendëskryeministër? Apo ke shku krye n’veti dhe për punë personale? Apo, mos vallë ju shkrinë kushtet rrugës?”, tha Deliu-Kodra, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo kushtet e Kurtit dhe takimin e sotëm të Bislimit i quajti si lojëra e manipulime “shumë të dobëta”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img