-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia deklarohet në lidhje me alarmin për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Policia është deklaruar në lidhje me alarmin për bombë në Aeroportin e Prishtinës, alarm ky i cili doli të jetë i rrejshëm.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Klankosova.tv bëri të ditur se nga njësitë e specializuara janë kryer kontrolle të plota të zonës dhe sipas tij, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Sot rreth orës 10:30, Policia e Kosovës ka marrë një informatë ndërlidhur me kërcënimet për shpërthim  në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Njësitet policore u janë përgjigjur menjëherë këtyre kërcënimeve duke dalë në vendngjarje, dhe duke  ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë”.

“Nga njësitë e specializuara janë kryer kontrolle të plota të zonës dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimt. Policia e Kosovës është e përkushtuar për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën.Ne vlerësojmë bashkëpunimin dhe durimin e qytetarëve si  dhe personelit të aeroportit gjatë kësaj kohe”, thuhet tutje në konfirmim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img