-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zyrapi: Katërshja e UÇK-së ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm kur u emërova shef i Drejtorisë Operative

Dëshmitari Bislim Zyrapi ka treguar për periudhën kur sipas tij ishte emëruar shef i Drejtorisë Operative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, e që në atë periudhë tha se katër tani të akuzuarit ishin anëtarë të Shtabit.

“Ka qenë nga mesi i korrikut. Ka qenë 3 ditë ose 4 ditë para se të fillojë ofensiva në Rahovec”, tha Zyrapi.

Dëshmitari pohoi se në një intervistë për “Zëri”, ai kishte thënë se anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm në periudhën kur ai u emërua shef i Drejtorisë Operative ishin: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sokol Bashota dhe Lahi Brahimaj.

Po ashtu, ai kishte thënë se mbledhjen kur edhe u emërua në Drejtorinë Operative e ka udhëhequr Jakup Krasniqi dhe se aty është njoftuar se Azem Syla ishte komandant i Shtabit të Përgjithshëm, por që emri i tij sipas tij duhej të mbahej sekret për shkak të funksionit që kishte ai jashtë Kosovës.

“Kemi qenë në një shtëpi private në regjionin e Malishevës, por saktë nuk e di”, tha tutje dëshmitari, kur u pyet se ku u mbajt kjo mbledhje.

Zyrapi shtoi se nuk kanë pasur shumë kohë që të flasin në atë mbledhje pasi që është dashur që të shkojnë në territorin e Dukagjinit, ku do të takohej me Ramush Haradinajn.

“Jemi taku në Jabllanicë. Ne anëtarët e Shtabit kemi shku bashkë atje. Kam qenë unë, Jakup Kransiqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Lahi Ibrahimi”, tha Zyrapi.

Dëshmitari tregoi për funksionin që kishte pasur Lahi Brahimaj kur ky shkoi në Shtabin e Përgjithshëm.

“E di që në atë kohë që ka qenë në Shtabin e Përgjithshëm ka qenë për Drejtorinë e Financave, por se çka ka qenë më herët nuk e di”, tha dëshmitari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img