Jake Sullivan, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të ShBA-së, Joe Biden, ka lëshuar një paralajmërim për “sanksione shtesë” ndaj presidentit ultranacionalist të “Republika Srpska”-s, për çka u shpreh se Uashgintonit “është i shqetësuar” me kërcënimet e rradhës që vinë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës nga entiteti serb.
“ShBA-të janë të shqetësuara nga kërcënimet në rritje ndaj integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës nga presidenti i Republikës Srpska, Dodik. Ne do të vazhdojmë t’u përgjigjemi veprimeve dhe sulmeve separatiste ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, duke përfshirë përdorimin e sanksioneve shtesë”, ka shkruar Jake Sullivan në “X”.