-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kadare “pësoi arrest kardio-respirator”, vdiq sot në orën 08:50

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Siç raporton REL me burime pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë njoftuan se Kadare “pësoi arrest kardio-respirator”.

Shtëpia Botuese “Onufri” ka njoftuar se Kadare ka vdekur në ora 08:50 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ajo ka thënë se për ceremoninë e përcjelljes do të njoftojnë më vonë.

Kadare lindi në vitin 1936 në Gjirokastër – një qytet i vogël në malet e jugut të Shqipërisë.

Qyteti i tij, për të cilin shkroi romanin “Kronikë në Gur”, bën pjesë në trashëgiminë botërore që mbron UNESCO-ja.

Tridhjetë vjet të karrierës së shkrimtarit, Kadare i jetoi në Shqipërinë komuniste, ku edhe  shkroi kryeveprat: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, “Dimri i madh” e “Ura me tri harqe”.

“Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, gazeta amerikane Boston Globe e përshkroi si “roman të fuqishëm dhe prekës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img