Sot do të zhvillohen dy ndeshje të tjera të raundit të 16-të të Kampionatit Evropian “EURO 2024”.
Dueli i parë i ditës do të jetë ai mes Francës dhe Belgjikës, nga ora 18:00.
Dy kombëtarët do të duelojnë me njëra-tjetrën për të kërkuar plasmanin në çerekfinale.
Fituesi i kësaj përballje do të luajë në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Portugali/Slloveni.
Ndërkohë, ndeshja përmbyllëse e ditës është ajo mes Portugalisë dhe Sllovenisë.
Dueli që fillon nga ora 21:00 do të përcaktojë skuadrën tjetër çerekfinaliste, e cila do të luajë me fituesin e duelit Francë/Belgjikë.