16.9 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla takon ministrin e Jashtëm të Kroacisë: Duhet të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman në Forumin e Dubrovnikut.

Gërvalla në këtë takim ka thënë se duhet të finalizohet procësi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në takimin bilateral të mbajtur në Forumin e Dubrovnikut, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen ndaj Kroacisë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke deklaruar që ky proces duhet të finalizohet sa më shpejtë me anëtarësimin e plotë në KiE.” – thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Më tej, në takim është folur edhe për veprimet destabilizues të Serbisë.

Ministrja Gërvalla në takim me Ministrin Radman foli edhe rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes shteteve pro perëndimore të Ballkanit Perëndimor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.” – përfundon komunikata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img