Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë.
Sipas raportit të PK-së, dy raste janë raportuar në Prishtinë dhe një rast në Skenderaj.
Dy persona janë arrestuar lidhur me këto raste.
DETAJE:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 29.06.2024 – 23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 29.06.2024 – 00:30. Ankuesja femër shtetase e Malit të Zi, ka njoftuar se vajza e saj e moshës se mitur, e ka ofenduar dhe herë pas here e sulmon edhe fizikisht. Të dy palët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Skenderaj 29.06.2024 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.