1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Institucionet e drejtësisë marrin masa për lokalizim të Enver Sekiraqës

44 ditë pasi Gjykata e Apelit urdhëroi që i dënuari për shtytje në vrasje, Enver Sekiraqa të kthehet në paraburgim, institucionet e sigurisë kanë dështuar ta lokalizojnë atë.

Ani se kanë marr masat e para, sikur Gjykata edhe Ministria e Drejtësisë e Policia, megjithëkëtë Sekiraqa vazhdon të mbes jashtë radarit të organeve të rendit.

Gjykata Themelore e Prishtinës e pyetur nga Dukagjini nëse ka kërkuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe për hapat e ndërmarr ka dhënë një përgjigje por pa detaje konkrete.

E kjo duket ka të bëjë me faktin që institucionet nuk po lëshohen në informacione sepse po e konsiderojnë çështjen konfidenciale, ashtu siç edhe ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë për televizionin.

Por, ka raste kur organet kanë bërë publike persona të kërkuar jo vetëm në vend por edhe ato përmes Interpolit, siç ishte rishtazi rasti i Milan Radoiçiqit që urdhërarresti ndërkombëtarë u konfirmua nga vet ministra të Qeverisë Kurti.

Megjithatë, një arsye pse urdhërarresti ndërkombëtar mund të mos jetë lëshuar akoma e jep eksperti i sigurisë, përderisa avokati bën me dije se kur do të plotësohen kushtet për të lëshuar një dokument të tillë.

“Policia e Kosovës ka mbledhur inforacionet relevante, ka vepruar me njësitë e saja në terren, duke minimizuar mundësinë që Enver Sekiraqara të gjindet në territorin e Kosovës, dhe për këtë deri më tani nuk është lëshuar urdhërarresti”, ka deklaruar eksperti i sigurisë Drizan Shala.

“Gjykata për personin që pretendohet se është arratisur ka mundësi të lëshimit të fletrreshtimit ndërkombëtar dhe një gjë e tillë ndodhë kur ai nuk gjindet në Kosovë dhe ka prova se ai person banon jasht Kosovës, kërkesa i drejtohet organit kompetent përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë”, është shprehur avokati Meshari Selimaj.

Enver Sekiraqa u dënua me 3 maj për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza me 25 vjet burgim por u la i lirë nga gjykatës Agim Kuçi, ndaj të cilit pastaj u nis procedurë disiplinore meqenëse kur Apeli e ktheu në paraburgim me 17 maj, ai u arratis.

Avokati i tij pretendon se u largua nga vendi kur nuk kishte asnjë masë sigurie ndaj tij por se Enver Sekiraqa nuk është në territor të Kosovës nuk u konfirmua asnjëherë./Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img