3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot nga qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Në mesin e tyre, Qeveria aprovoi Udhëzimin Administrativ për Tarifat për Produktet, Shërbimet Kadastrale Gjeodezike dhe Regjistrimit të Pronave. Disa prej ndryshimeve themelore që ky udhëzim trajton e rregullon janë unifikimi i tarifave për të gjitha shërbimet, tarifat e produkteve dhe shërbimeve të parapara me këtë Udhëzim reflektojnë koston dhe kohën e kryerjes së shërbimeve kadastral, dhe të gjitha produktet do të mund të ofrohen në formë digjitale.

“Me këtë udhëzim administrativ, të gjithë studentët nga Kosova dhe ata që vijnë nga vendet tjera me qëllime të përgatitjes së seminareve dhe punimeve të diplomës, nënat vetushqyese, personat me asistencë sociale, përkatësisht gratë në asistencë sociale, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës lirohen nga pagesa për shërbimet dhe produktet kadastrale” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Gjatë mbledhjes iu vazhdua mandati Arben Gashit, si hetues të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.

Qeveria gjithashtu emëroi Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit Ekzekutiv të Përgjithshëm të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me këtë përbërje:

o   Ilir Muçaj, u.d. Sekretar i Përgjithshëm i MPJD-së, Kryesues

o   Jeton Qela, u.d. Sekretar i Përgjithshëm i MAPL-së, anëtar

o   Besim Kamberaj, u.d. Sekretar i Përgjithshëm në MZhR-së, anëtar

o   Haxhi Metaj, ekspert i jashtëm, anëtar

o   Qamil Ajvazi, Udhëheqës i NjMBNj, anëtar

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img