2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Obama mbështet Biden: Ka netë të këqija debati, më beso, e di

Ish-presidenti amerikan Barack Obama pranoi se presidenti demokrat Joe Biden pati një performancë “të dobët” në debatin e së enjtes mbrëma kundër republikanit Donald Trump, por vazhdon të mbështesë Biden.

“Në debate ka edhe netë të këqija. Më besoni, e di”, shkroi Obama në rrjetet sociale X. “Megjithatë këto zgjedhje janë ende një zgjedhje midis dikujt që ka luftuar gjithë jetën për njerëzit e zakonshëm dhe dikujt që kujdeset vetëm për veten e tij”. Obama tha në postimin e tij, duke shtuar: “Më fundit nata nuk e ndryshoi këtë.”

Presidenti Biden nuk i përmbushi pritshmëritë e tyre modeste në arenën më të madhe të politikës amerikane.

Në fund të debatit 90 minutësh, aleatët e presidentit demokrat, hartuesit e strategjive dhe drejtues të tjerë të fushatës i zuri paniku pas vështirësive që zoti Biden shfaqi gjatë debatit, pauzave të pakëndshme dhe një të folure të zbetë që shpesh ishte e vështirë të kuptohej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img