-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Broja: Mund të merrnim më shumë, do të doja të riluanim ndeshjen ndaj Italisë

Armando Broja ka rrëfyer emocionet e të luajturit në Kampionatin Europian me fanellën kuqezi të Shqipërisë.

Sulmuesi i talentuar rrëfeu pengun e ndeshjes me Italinë, por edhe asaj me Kroacinë, teksa pranoi se do të donte më shumë minuta në Euro 2024.

“Gjithmonë respektoj çfarë thotë trajneri dhe jap maksimumin në ndeshje. Shënuam shpejt ndaj Italisë dhe më pas u çuditëm, u mbrojtëm shumë. Nuk bëmë atë që kishim planifikuar, nuk folëm as në fushë. Tifozët, stadiumi ishte plot dhe nuk flisnim dot. Nuk kishim shumë stabilitet, ndoshta ishin emocionet e ndeshjes së parë. Nëse e kthejnë atë ndeshje do kishte tjetër histori. Isha i mërzitur që nuk isha në formacion me Kroacinë, por kur je i mërzitur duhet të motivohesh, të bëhesh me nerva që t’i tregosh trajnerit që do të luash. Me Kroacinë ishim shumë mirë, kur e pashë ndeshjen më mbrapa, besoj se kishim shumë mundësi për të fituar. Kishim shanse dhe raste për të shënuar më shumë se dy gola. Edhe ata nuk janë të lehtë, kanë luajtur finale Botërori, por 2-2 ishte bukur edhe pse donim më shumë. Me tre pikë ndaj kroatëce, do të kishte qenë ndryshe kundër Spanjës, pasi mund të dilnim nga grupi me barazim. Kemi pasur më shumë mundësi. Kur jamë në vështiresi flas me mamin dhe babin. I kam pas gjithmonë afër, edhe në momentet më të vështira dhe ato të lumtura. Kur isha i vogel kam pasur besim se do luaja në Europian. Edhe babi u mërzit që nuk luajta aq shumë”, u shpreh Broja në TV Klan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img