-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

ATK rrit monitorimin për kupon fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka rritur monitorimin për kupon fiskal.

ATK-ja u ka bërë thirrje tatimpaguesve që të jenë të rregullt në lëshimin e kuponëve fiskal, siç thuhet në njoftim, në mënyrë që mos të bëhen objekt i ndëshkimeve.

“ Përveç planeve të rregullta operative, Administrata Tatimore e Kosovës ka krijuar ekipin e veçantë për inspektime në terren, për të verifikuar nëse bizneset janë duke lëshuar me rregull kuponët fiskal, në këtë periudhë kur shërbimet ndaj konsumatorëve janë të rritura në nivel të dukshëm. Këto inspektime janë pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të siguruar një sistem të drejtë dhe transparent fiskal”.

“Përmes këtij njoftimi, ATK u bën thirrje tatimpaguesve që të jenë të rregullt në lëshimin e kuponëve fiskal, në mënyrë që mos të bëhen objekt i ndëshkimeve. Po ashtu, kujtojmë se lëshimi i kuponëve fiskal është një detyrim ligjor për të gjitha subjektet ekonomike dhe mosrespektimi i këtij detyrimi mund të sjellë sanksione administrative dhe ndëshkime të tjera ligjore, të cilat qojnë edhe deri tek mbyllja e tyre”.

“Ftojmë të gjitha bizneset të respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë me inspektorët tatimor gjatë këtyre verifikimeve. Qëllimi ynë është zbatimi i ligjit dhe trajtimi i barabartë dhe i drejtë për të gjithë tatimpaguesit”, thuhet tutje në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img