-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

LDK-ja dorëzon zyrtarisht kërkesën për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit në oborrin e Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, është  dorëzuar zyrtarisht kërkesa drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit në oborrin e Kuvendit.

Ai ka shkruar në Facebook se pas marrjes së pëlqimit të familjes Ahmeti, kanë kërkuar nga autorietet e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të realizuar këtë kërkesë, shkruan Klankosova.tv.

“Leotrim Ahmeti,fëmija 7-vjeçarë u vra me 11 shtator 1998, nga shpërthimi i granatave të forcave serbe në oborrin e shtëpisë së familjes Ahmeti në Rrezallë të Skenderajt, dhe copat e granatës ranë mbi fëmijët e nënës Shukrie Ahmeti, gruas së Malush Ahmetit, dëshmorit të Kosovës”.

“Shtatorja e Leotrimit, e punuar me mjeshtëri nga skulptori Sabri Behramaj dhe e vendosur në qendër të Skënderajt, është bërë simbol i së vërtetës historike të popullit të Kosovës. Vendosja e shtatores së njejtë, në oborrin e Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si një mënyrë e denjë për të memorializuar të kaluarën e rëndë të Kosovës dhe për të përkujtuar sakrificën e rreth 1.000 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit”.

“Gjithashtu, dëshirojmë të informojmë publikun se do të angazhohemi që e njëjta shtatore të vendoset edhe në kryeqendrat e vendeve të rëndësishme perëndimore”, ka shkruar tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img