4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takohet me Serwerin: Mirënjohës për analizat dhe këshillat e tij për Kosovën e rajonin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me profesorin Daniel Serwer, të cilin e quajti mik të madh të Kosovës.

Kurti tha se i është mirënjohës Serwerit për analizën dhe këshillat e tij për çështje të rëndësishme për vendin, qytetarët dhe rajonin në tërësi.

“Ky ishte vetëm i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit”.

“Si gjithmonë, i jam mirënjohës për analizën e tij therëse dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, shkroi Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img