Një aksident mes një veture dhe autobusi në fshatin Keqekollë të Prishtinës la të vdekur një person dhe 14 të tjerë të lënduar.
Si pasojë e lëndimeve, ata janë trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Por, mjeku kujdestar nga QKUK-ja, Ejup Govori bën me dije për Klankosova.tv, se të 14-ët janë liruar, pasi nuk kanë pasur lëndime serioze.