Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se nga sot, ka hyrë në fuqi ligji që lejon bartjen e dy shtetësive.
Në një njoftim shtesë, ai thotë se secili që është liruar më herët nga shtetësia e Republikës së Kosovës, nga sot e tutje mund ta fitojë atë duke e bartur edhe atë gjermane.
”Sot, futet në fuqi “Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë” (StARModG).
Me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane.
Pas kësaj date, ish-shtetasit e Republikës së Kosovës që e kanë dorëzuar shtetësinë kosovare për të marrë atë gjermane mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës se Kosovës.
Në vegzën në vijim, mund t’i gjeni të gjitha informacionet mbi procedurën për fitimin e shtetësisë së Kosovës: