Prej tri kushteve që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati sot në Bruksel “dy janë të kota” në përjashtim të kushtit për dorëzimin e Milan Radojçiqit dhe ushtarakëve në komandën e tij, ka thënë studiuesi dhe opinionisti Visar Ymeri në “Debat Plus”.
“Këto kushte janë të kota, me përjashtim të kushtit për Radojciqin që është substancial, nëse po mundohemi të themis e nënshkrimi apo letra e Brnabiqit, do ndryshojnë diçka në dialog. Nuk mendoj që ndryshojnë dicka, duke pasur parasysh që nënshkrimi është prej formaliteteve, ndërkohë e kemi një formalitet tjetër që BE ka thënë se marrëveshjen e kanë pranu dyja palët dhe është e obligueshme për të dyja palëve”, tha ai.