6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Kurti në dialog pasi u zotua se kjo s’ndodhë pa sanksione ndaj Serbisë, do t’i kërkohet sërish Asociacioni

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka theksuar faktin se kryeministri Albin Kurti po takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq, pas zotimit se nuk do të ketë takim pa sanksione rreth sulmit të Bajnskës.

Ai ka deklaruar se kjo ka të bëjë më shumë për efekte të tjera, ku Kosova ka interes që të largohen masat ndëshkuese.

“Pas nëntë muajsh, takim i radhës, në fakt pasi zotimit të Kurtit se nuk do të ketë takime pa sanksionim pas sulmit terrorist në manastirin e Bajnskës në veri të Kosovës, edhe kësaj here po shohim se takimi po ndodhë. Ka të bëjë më shumë për efekte të tjera që Kosova ka interes në largimin e masave ndëshkuese. Sipas një raporti të fundit të Borrell, ky takim pak a shumë është i kushtëzuar me konstruktivitet. Ka qenë e pamundshme të vlersohet ndryshe. Serbia përfiton nga pakoja financiare…Ndërsa, Kosova ka ëbrë një kërkesë, aplikacion i mbyllur, nuk hapet për shkak të masave.” – tha ai në një lidhje në ‘Kanal 10’.

Sipas Hazirit, Kosovës do t’i kërkohet edhe një herë dërgimi i draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Kosovës do t’i kërkohet edhe një herë vendimi për Asociacionin, që të dërgohet në Kushtetuese, dhe Serbia të lëvizë drejt njohjes së simboleve.” – tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img