Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për zgjedhjen e Mark Rutte në krye të Aleancës së NATO-s, ku sipas Haradinaj, ky është një lajm i jashtëzakonshëm.
“Përvoja e tij e gjatë politike e diplomatike, është garancë për një udhëheqje të suksesshme të Aleancës së NATO-s. Duke qenë kryeministër i Holandës, Rutte ka qenë një prej mbështetësve të mëdhenj të proceseve demokratike në Kosovë”, shkruan Haradinaj.