11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

LDK pas vendimit të kushtetueses: Rendi kushtetues është i pacenueshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reagaur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila kavendosur që të vendimi i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarës ë Bordit të OSHP-së nuk është në përputhje me Kompetencat e Kuvendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë vëzhgimin dhe trajtimin e vendimeve anti-kushtetuese të qeverisë dhe institucioneve tjera qëndrore dhe t’i adresoj ato në institucionet përkatëse!

Rendi kushtetues është dhe duhet të mbetet i pacenueshëm!” – thuhet ndër të tjera në reagim.

E plotë:

EDHE NJË VENDIM ANTI-KUSHTETUES I QEVERISË

Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të mbështetur edhe nga disa deputetë nga opozita, për vlerësim të kushtetueshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete Gashi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vërtetoi qëndrimin e Lidhjes Demokratike se partia në pushtet, përmes Kuvendit të Kosovës kanë bërë shkelje Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj konstatoi se: “Në rastin KO157/23, Gjykata ka vendosur, njëzëri, që (i) të deklarojë kërkesën të pranueshme; dhe (ii) me tetë (😎 vota për dhe një (1) kundër, që Vendimi [nr.08-V-583] i 13 korrikut 2023 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të OSHP-së, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe paragrafin 1 të nenit 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës.”

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë vëzhgimin dhe trajtimin e vendimeve anti-kushtetuese të qeverisë dhe institucioneve tjera qëndrore dhe t’i adresoj ato në institucionet përkatëse!

Rendi kushtetues është dhe duhet të mbetet i pacenueshëm!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img