2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Nga Londra në Liverpool, pritet vetëm miratimi i Brojës?

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë.

Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta se në tryezën e “Bluve të Londrës” ka mbërritur një ofertë nga Evertoni për 23-vjeçarin shqiptar.

Klubi nga Liverpooli ka gati 30 milionë paund për të siguruar shërbimet e Brojës. Propozim që drejtuesit e Chelseat e kanë pranuar, por tashmë fjala e fundit i takon Brojës.

Dominic Calvert-Lewin do të largohet nga “Goodison Park për t’u transferuar te Newcastle. Dhe emri i parë në listën e dëshirave të trajnerit Sean Dyche është pikërisht futbollisti i kombëtares së Shqipërisë.

Tekniku i ka kërkuar klubit që të hidhet në sulm për Brojën, i cili pas dëmtimit po fiton formën e tij. Për lojtarin e talentuar shqiptar, klubi nga Liverpooli ka ofruar një pagë që prek shifrën 5 milionë paund në vit, çka do e bënte lojtarin më të paguar shqiptar në të gjithë historinë.

Kalimi te Everton e ka joshur Brojën, i cili si dëshirë të parë të ka që të qëndrojë në Premier League, por në anën tjetër nuk dëshiron të nxitohet për t’u përsëritur ndonjë situatë e pakëndshme si në rastin e Fulhem. 23-vjeçccari dhe përfaqësuesit e tij do të studiojnë me qetësi të gjitha oferatat që do të paraqiten dhe pas europianit do të vendoset e ardhmja e tij./SuperSport

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img