16.9 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Balla: Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse

Ministri i Brendshëm i Shqiprisë, Taulant Balla ka thënë që Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse.

Ai e ka përgëzuar policinë për reagimin në rastin në Himarë, ku ndodhi një vjedhje ndaj dy turistëve.

“Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. Përgëzoj Policinë e Shtetit. Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj”.

“Do të bëjmë gjithçka ta ngulisim mirë në mendjen e keqbërësve se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar siguri sa më të lartë publike në të gjithë territorin. Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”, ka shkruar ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img