-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ndihmës Sekretari i OKB-së për Evropë, Jença: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi 

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bashkuara, Miroslav Jença, ka folur  për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren Emilia Rexhepi.

Jença, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se kanë biseduar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohej nga Bashkimi Evropian e që Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkrah.

Ai ka bërë të ditur se ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit reciprok në mes të gjithë komuniteteve dhe respektim të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovës.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja e mbështet. Theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar ai në ‘X’.

Gjithashtu, Jença ka shkruar edhe për vizitën në Mitrovicën e veriut.

Ai ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga komunitete të ndryshme.

“Ne diskutuam sfidat aktuale të njerëzve në veri të Kosovës dhe mënyrat për të mbështetur më tej ndërtimin e besimit ndëretnik, paqen dhe dialogun”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img