7 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina fiton me përmbysje ndaj Sllovakisë

Ukraina ka arritur të shënojë një fitore të madhe sot ndaj Sllovakisë, në duelin e raundit të dytë të fazës grupore të EURO 2024.

Ukrainasit pas humbjes në duelin e parë, regjistruan fitore sot ndaj sllokvakëve madje duke triumfuar me përmbysje 2-1.

Ukrainasit u ndodhën në disavantazh pas pjesës së parë, me sulmuesin Ivan Schranz i cili i dha epërsinë Sllovakisë në minutën e 17-të.

Megjithatë, Ukraina ka arritur që ta përmbysë këtë epërsi, fillimisht duke barazuar shifrat në minutën e 54-të nga Shaparenko.

Golin e fitores për ukrainasit e realizoi sulmuesi Roman Yaremchuk në minutën e 80-të.

Ukraina tani me këtë fitore rrit shanset e tyre për kalim të grupeve, duke u renditur e dyta me 3 pikë, aq sa ka edhe Rumania e Sllovakia.

Megjithatë Rumania dhe Belgjika kanë një ndeshje më pak të zhvilluara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img