0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Njëri nga të arrestuarit për fajde në Gjilan ekspozonte foto të veturave luksoze, foto me Kurtin e Osmanin

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas operacionit të djeshëm në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, sot ka vazhduar me aksionin e radhës në tri lokacione të ndryshme të rajonit të Gjilanit. Sinjali raportoi ekskluzivisht se personi kryesor që ishte cak i aksionit është Albert Rexhepi – që njihet si ‘Albert Malisheva’, i cili është futur në kërkim, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar.

Njëri prej tyre është edhe Mefail Shkodra, që tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

I dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, Shkodra në disa fotografi të publikuara në Facebook është parë nën shoqërimin e figurave politike me ndikim të madh në Kosovë.

Ai është fotografuar me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

Ky operacion policor u realizua pas ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale “Fajde dhe Detyrim”.

Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro, raporton Sinjali.

Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img