Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka filluar dixhitalizimi i shkollave dhe se sot nëpër shkollat e kryqytetit, janë shpërdarë 175 tabela të mençura.
Rama ka thënë se premtimi që kanë bërë për dixhitalizimin e shkollave, tashmë po bëhet realitet. Ndërsa ka thënë se këto tabela do ta lehtësojnë dhe modernizojnë mësimdhënien, për fëmijët dhe arsimtarët.
“Premtimi jonë për digjitalizim të shkollave tani është realitet. Bashkë me Nënkryetaren dhe Drejtoren për Arsim, Dr.Jehona Lushaku Sadriu, shpërndamë 175 tabela të mençura në shkollat tona. Këto tabela do ta lehtësojnë dhe modernizojnë mësimdhënien për fëmijët tanë dhe arsimtarët që të jenë në hap me kohën. Do të vazhdojmë punën pandërprerë për ngritje të cilësisë e kushtet më të mira në shkolla të Kryeqytetit”, ka thënë Rama.